Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka akuzuar KQZ-në për gabime të shumta e shkelje gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve

Në një konferencë të Nismës Socialdemokrate kryetari i partisë, Fatmir Limaj tha se ka qenë shumë shqetësuese  mbarëvajtja e gjithë procesit, për zgjedhjet e 6 Tetorit. Nuk kemi  pasur kurrë në Kosovë zgjedhje me një administrim më të dobët. Limaj ka akuzuar KQZ-në për gabime të shumta e shkelje gjatë gjithë procesit zgjedhor. KQZ-ja e ka humbur integritetin e procesit zgjedhor. “Sa ishte në dorën e qytetarëve shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, problemet u shfaqën në administrimin e procesit të votimit. Një nga problemet që u shfaq ishte formulari, kishte defekte serioze dhe krijuan probleme zinxhirore. Për shkak të kësaj KQZ-ja mori vendim të rinumërojë mbi 800 kuti, ne kërkuam të bëhet rinumërimi i plotë dhe kjo çështje të përmbyllej. KQZ-ja ishte më tepër e shqetësuar për integritetin e institucionit sesa procesit zgjedhor, ajo me këtë e ka vë në pikëpyetje të gjithë procesin zgjedhor. Procesin e ka përcjellë papërgjegjësia dhe njëanshmëria, si asnjëherë më parë. Neglizhenca nga ana e KQZ-së për vendimmarrje e ka degraduar integritetin e saj. Ky organ gjatë këtij procesi ka qenë në situatë kaotike, ka saktësuar  Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …