leoni

Palmer takon Mustafën, bisedojnë për institucionet e ardhshme si dhe agjendën e brendshme e të jashtme të vendit

Palmer takon Mustafën, bisedojnë për institucionet si dhe agjendën e brendshme e të jashtme të vendit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, së bashku me nënkryetaren, Vjosa Osmani, sot kanë takuar zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit, Matthew Palmer në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Sipas njoftimit për medie të LDK-së, gjatë këtij takimi shumë produktiv janë diskutuar prioritet për institucionet e ardhshme që lidhen me agjendën e brendshme si dhe politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, siç janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe dialogu Kosovë-Serbi. “Kryetari Mustafa e ka falënderuar zv. Ndihmës Sekretarin Palmer për angazhimin shumë aktiv dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara si dhe për angazhimin e tij personal për ta përkrahur Kosovën në të gjitha prioritetet dhe sfidat që na presin. Përfaqësuesi Special Matthew Palmer foli për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”, është thënë në komunikatën për medie të LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …