Rinumërimi i 141 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme

Ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora

Ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora. Gjithsej janë numëruar rreth 4 mijë e 451 vota, ku Lëvizja Vetëvendosje, ka dalë më e votuara nga diaspora. Nga 4 mijë e 451 vota, Lëvizja Vetëvendosja ka marrë 2 mijë e 83 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës, 1 mijë e 53 vota, Partia Demokratike e Kosovës, 555 vota, koalicioni AAK-PSD, 281 vota dhe Nisma Socialdemokrate, 187 vota. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, njoftoi më tutje se pas vendimit të Gjykatës Supreme kanë filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …