Donald Trump pranoi publikisht se do të lë detyrën më 20 janar, duke premtuar një transferim të rregullt të pushtetit

Sipas një sondazhi pjesa më e madhe e amerikanëve janë pro hetimit që mund të çojë në shkarkimin e kryetarit Trump

Sipas një sondazhi pjesa më e madhe e amerikanëve janë pro hetimit që mund të çojë në shkarkimin e presidentit, sesa kundër tij. Megjithatë vetëm rreth një e treta thonë se hetimi duhet të jetë përparësi kryesore e Kongresit. Këto janë gjetjet e një sondazhi të ri të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe Qendrës NORC për Kërkime mbi Çështje Publike. Mbështetja e fortë për hetimin, shërben si një shenjë paralajmëruese për Shtëpinë e Bardhë të zotit Trump dhe zyrtarët e fushatës së tij për t’u rizgjedhur, të cilët kanë këmbëngulur se vazhdimi i hetimit do t’u kushtojë demokratëve në vitin 2020. Por gjetjet paraqesin disa sinjale paralajmëruese edhe për demokratët.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …