Milorad Dodik

Milorad Dodik deklarimet e ministrit Pacolli se Serbia duhet ta njoh Kosovën i quan kërcënime të papranueshme

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës Milorad Dodik ka reaguar ndaj deklarimeve të shefit të diplomacisë së Kosovës në detyrë Behxhet Pacolli drejtuar kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Pacolli ka thënë se me Serbinë mund të diskutojnë  për gjithçka, me përjashtim të tri gjërave: pavarësisë së Kosovës, Kushtetutës së Kosovës dhe kufijtë. “Vuçiq, keni vetëm një shans, ta njihni Kosovën. Ky është realitet. Kosova është e pavarur dhe nuk ka kthim mbrapa. Kjo është zgjidhja e vetme dhe të gjitha të tjerat do të shkojnë më lehtë”, është shprehur ndër tjera Pacolli. Por, Dodik nuk i kanë pëlqyer këto deklarata duke thënë se “Pacolli është njeri i cili nuk mund t’i mbajë askujt leksione dhe se kërcënimet e tij janë të papranueshme”. Sipas tij, Republika Serbe është absolutisht kundër situatës në lidhje me statusin e Kosovës dhe se Bosnja nuk e ka njohur dhe se nuk e ka ndërmend ta njohë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …