Adem Breznica

Adem Breznica: Akademiku Rexhep Qosja ka të drejtë: LDK-ja përdori FARK-un për të ardhur në pushtet

“Udhëheqja e LDK-së e kishte krijuar FARK-un si gjoja ushtri të saj për të mos lejuar që UÇK-ja të marrë pushtetin” /R.Q/.

Ndoshta edhe mund të jetë kështu, siç ka konstatuar akademiku ynë, Rexhep Qosja, në shkrimin e fundit “Dhunëtarët e Historisë”, ama Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës  kurrënjëherë nuk kanë qenë pjesë e pushtetit, përkundrazi vetëm se u bënë viktimë e tij. Me këtë dua të sqaroj se struktura të tëra të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me ndonjë përjashtim, e kanë përdorur (dhe vazhdojnë ta përdorin) FARKun si kurban në mënyrë që t’i demonizojë kundërshtarët politikë dhe të qëndrojnë ose të marrin vet pushtetin.

Fakti që pushteti i pasluftës i LDKsë, qoftë ai qendror apo lokal, më shumë ka rehatuar ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se sa ushtarë të FARKut, është treguesi më i qartë se çfarë loje të ndyrë ka luajtur kjo parti… LDK-së FARKu i ka shërbyer vetëm për ta hedhur në pritë, herë me sy hapur e herë me sy mbyllur. Dhe ashtu siç ndodhi, duke e kurbanizuar dhe shkelur FARK-un dhe duke e “viktimizuar” vetën, LDK-ja erdhi në pushtet (qendror dhe lokal) në kurriz të “viktimave” të veta, gjithsesi të paramenduara. Në këtë mënyrë, vendimmarrës të kësaj partie ia dorëzuan fatin e shtetit dhe institucioneve disa prej figurave më të paskrupullta, të cilat do t’i evidentojë historia me damkën e zezë të degradimit, mashtrimit, mjerimit, shpopullimit e shkatërrimit të shtetit deri në këtë nivel ku jemi tani. Pra, FARKu nuk i përdori armët për ta sjellë në pushtet asnjërën parti, por LDK-ja e shfrytëzoi “armën” e FARKut për të kapur pushtetin, pikërisht në kurriz të tij.

( Autori është  ish-ushtar i FARKut)

 

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …