Grupet punuese LDK - Vetëvendoje i vazhdojnë sot takimet, ku do të diskutojnë politikat sociale dhe infrastrukturën

Grupet punuese LDK – LV i vazhdojnë sot takimet, ku do të diskutojnë politikat sociale dhe infrastrukturën

Takimi i LDK-së dhe Vetëvendojes do të zhvillohet në seli të kësaj të fundit, duke filluar në orën 15:00. Grupet punuese të këtyre partive politike sot i vazhdojnë takimet, ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore. Sipas burime brenda grupet punuese pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, të dakordohen rreth propozimit të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse. Përndryshe, pas takimit të grupeve punuesve në mes LDK-së dhe Vetëvendosjes i cili është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …