Brickos

Ambasadori Abbott thotë se Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin dhe aftësimin e ushtarëve FSK-së

Ambasadori Abbott thotë se Britania e Madhe do ta mbështesë zhvillimin dhe aftësimin e ushtarëve të FSK-së

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se vendi i tij do ta vazhdojë përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës. “Mbretëria e Bashkuar ka treguar mundësinë dhe gatishmërinë e saj që të investojë në këtë forcë të re dhe të aftë”, ka shkruar ai. “Në Rezidencën time, pata kënaqësinë të prisja pjesetaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar ka treguar mundësinë dhe gatishmërinë e saj që të investojë në këtë forcë të re dhe të aftë. Ne do të vazhdojmë të mbajmë marrëdhënie dhe të mbështesim zhvillimin dhe aftësimin e FSK-së edhe në të ardhmen. Shfrytëzova rastin ta përgëzoj Komandantin e FSK-së për ekipin e FSK-së që ka fituar Medaljen e Argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar. Suksesi i tyre është rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve dhe përkushtimit të madh të personelit të FSK-së, të cilët vepruan dhe u bazuan në iniciativat e tyre dhe shfrytëzuan aftësitë në rritje të FSK-së”, ka shkruar Abbott.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …