Ministri i Jashtëm i çek, Tomas Petriçek thotë se Qeveria çeke nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën

Ministri i Jashtëm i çek, Tomas Petriçek thotë se Qeveria çeke nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, Tomas Petriçek, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka folur për refuzimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut nga Këshilli Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, për ndikimin rus në rajon e të tjera. Ai ka folur edhe për njohjen e Kosovës, dhe deklaratat e kryetarit çek, Millosh Zeman, se do të kërkojë nga Republika Çeke tërheqjen e njohjes së Kosovës. Petriçek thotë se Qeveria çeke nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj. Gjithashtu, ka shtuar se përpiqen të zhvillojnë marrëdhënie korrekte dhe pozitive me Kosovën. Në të njëjtën kohë, ai thotë se Çekia e mbështet edhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, për të tejkaluar të kaluarën dhe për të shikuar se si mund të jetojnë së bashku në Evropën e bashkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …