Në 12 vende të botës Kosova ende nuk ka ambasadorë të akredituar

Ministria e Punëve të Jashtme e cilëson si gënjeshtër lajmin për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në largim të Kosovës, Behxhet Pacolli, e ka cilësuar si gënjeshtër lajmin për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana. Ai ka thënë se pretendimet e ministrit të Jashtëm të i Serbisë, Ivica Daçiq, për këtë çështje janë vetëm propagandë. “Është një propagandë e vazhdueshme dhe një fushatë e ndyrë nga Ivica Daçiq dhe është e kotë të humbësh kohë me të”, ka thënë Zyberaj. Ai ka deklaruar se edhe Gana mbështetet dialogun Kosovë-Serbi. “Çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Shumica e vendeve anëtare të OKB-së kanë votuar në vitin 2010, rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të që fillojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Zyberaj. Lajmin për siç është thënë, tërheqjen e vendimit për njohjen e Kosovës nga shteti i Ganës e ka prezantuar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Daçiq, në anën tjetër, u ka thënë mediave në Beograd se Gana është shteti i 16-të që ka tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës. Më 23 janar, 2012, Gana e njohu Kosovën si shtet të pavarur. Të njëjtin vit, të dy vendet vendosën edhe marrëdhënie diplomatike.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …