Gent Cakaj: Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte vlerë e shtuar për këtë organizatë

Gent Cakaj: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte vlerë e shtuar për këtë organizatë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Cakaj shprehet se Shqipëria nuk është vetëm një përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës, por edhe një kontribuuese përmbajtjesore e tij. “Veçanërisht gjatë kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore”, shprehet ministri. Gjithashtu Cakaj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, pasi sipas tij do të jetë një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës. “Nënvizuam fuqishëm faktin se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë nuk është vetëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …