Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, nga PD-ja u morën të pandehur me akuzë për falsifikimin e formularëve

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri pritet të kompletohet së shpejti

Gjyqtarja, Arta Vorpsi është betuar ditën e sotme si anëtare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Një ditë pasi kryetari përfaqësues i opozitës në Shqipëri, Ilir Meta deklaroi se nuk do të organizonte një ceremoni betimi për kandidaten, Arta Vorpsin, ajo sipas ligjit ka injoruar institucionin e presidentit dhe ka bërë betimin para noteres, për t’ia nisur më pas kreut të shtetit me postë betimin e saj.  Ndërkohë janë bërë të ditur edhe dy emrat e dërguara nga Kuvendi i Shqipërisë, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, vendime këto të cilat  janë botuar ditën e sotme në Fletoren Zyrtare. Tashmë shkon në katër numri i anëtarëve të kësaj gjykate.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …