Rreth 100 shtetas të Republikës së Kosovës, aktualisht gjenden në zonën e luftimeve në Siri dhe Irak

Rreth 100 shtetas të Republikës së Kosovës, aktualisht gjenden në zonën e luftimeve në Siri dhe Irak

Ndonëse disa muaj më parë, shteti i Kosovës kishte kthyer mbi 110 persona nga zonat e konfliktit në Siri, një numër i madh i kosovarëve ende gjenden atje. Rreth 100 persona nga Kosova, aktualisht gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak. Prej tyre mbi 40 persona qëndrojnë si luftëtarë te ISIS-it dhe AL-NUSRA. Kështu kanë bërë të ditur, zyrtarë nga Policia e Kosovës. “Bazuar në të dhënat që posedon Drejtoria Kundër Terrorizmit, aktualisht në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak gjinden rreth 100 persona nga Kosova, ose të lindur në zonën e konfliktit së paku nga njëri prind kosovar, ndërsa prej tyre mbi 40 persona konsiderohen si luftëtar të ISIS dhe AL-NUSRA”. Skender Perteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë , ka thënë se burrat që kanë qenë luftëtarë të huaj e që janë rikthyer në Kosovë, janë duke u gjykuar dhe për momentin janë në burg. Sipas tij, riintegrimi dhe rehabilitimi i këtyre personave të kthyer është një sfidë për institucionet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …