leoni

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me rastin e shënimit të “Javës Kundër Korrupsionit”, ka vlerësuar se Republika e Kosovës tanimë ka një infrastrukturë dhe

Ministri Tahiri, po merr pjesë në Forumin për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në Shkup

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, po merr pjesë në Forumin për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në mes të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillohet në kuadër të kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së. Gjatë këtij forumi, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ministri do të prezantojë përpjekjet gjithëpërfshirëse për reformën në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Para të pranishmëve, homologëve të tij të shteteve të rajonit dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, Tahiri do të vë theksin në diskutimet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ndërmarra në çështje penale dhe civile në Kosovë, proceset që kanë të bëjnë me Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit si dhe forcimin e vazhdueshëm të sistemit gjyqësor dhe prokurorial  në Kosovë. Reformat në fushën e drejtësisë të Kosovës do të prezantohen sot, në sesionin e parë të Forumit për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …