NVjosa Osmani: Në mbledhjen e Kryesisë nuk pati konsensus për nisma legjislative në lidhje me çështje të ndryshme

Nuk do të investojmë më në autostrada të reja por në hapjen e vendeve të punës, tha Vjosa Osmani

Në një takim me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se në programin e përbashkët qeverisës me Vetëvendosjen, përqendrimi nuk do të jetë në autostrada, por në rritjen e zënies me punë të të rinjve dhe grave. Zonja Osmani, u ka thënë përfaqësuesve të BERZH-it se në programin qeverisës VV-LDK investimet janë të fokusuara në kapitalin njerëzor përmes shëndetësisë, arsimit e sektorit privat. “Nuk do të investojmë më fondet e buxhetit të Kosovës në autostrada të reja por do të investojmë në potencialin e qytetarëve tonë, veçanërisht në rritjen e punësimit të të rinjve dhe grave kosovare”, është shprehur ajo, sipas njoftimit.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …