Ziadin Sela: Nuk është për t'i besuar Ali Ahmetit. Qeverisja bashkë me BDI-në nuk do të thotë demokraci”

Ziadin Sela: Nëse hapet tema e shkëmbimt të territoreve, duhet të flitet për kufijtë e të gjithë shqiptarëve në tërësi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë se nëse hapet tema e ndërrimit të territoreve, duhet të flitet për kufijtë e të gjithë shqiptarëve. “Tema e kufirit daton që një kohë të gjatë. Që nga luftërat ballkanike. Kufijtë e vendosur nga Britania e Madhe janë të padrejta. Kjo daton që nga luftërat e Napoleonit, i cili luftoi kundër ekspansionit rus. Shqipëria londineze është e rrethuar me shqiptarë në të gjitha anët. Ballkani ka pasur një balancë shumë të mirë të forcave që është prishur nga Konferenca e Londrës”, shprehe Sela.“Presidenti ka folur për Preshevën, por nëse hapet kjo temë e kufirit pse të mos shkohet edhe pak më poshtë në jug dhe të flitet për kufijtë e shqiptarëve në përgjithësi. Ndryshe nuk duhet të flitet për kufijtë fare”, tha ai. Sela ka pohuar se në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni të Veriut se partitë shqiptare ka gjasa të bashkohen në zgjedhjet tjera, por pa BDI-në.  “BDI që udhëhiqet nga Ali Ahmeti ka qenë në pozitë gjatë kohës kur ndodhnin skandale të shumta qeverisëse dhe procese të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve”, tha Sela.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …