Albin Kurti Isa Mustafa

Albin Kurti dhe Isa Mustafa takohen nesër për të diskutuar rreth formalizimit të bashkëqeverisjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se nesër do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar mundësitë e formalizmit të bashkëqeverisjes së ardhshme. Kandidati për kryeministër i cili ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit thotë se nesër me Mustafën do të diskutohen për gjitha çështjet e hapura, përfshirë postet ministrore dhe çështjen e emërimit të presidentit. Kurti edhe një here u shpreh i vendosur për mos koalicion me Listën Serbe, teksa tha se edhe ndarja e ministrive është çështje e negociatave. “Kryeministrin e ka përcaktuar populli me 6 tetor, ministritë janë të diskutueshme”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ditët e mira do të agojnë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka dërguar …