Vazhdon shpërndarja e mekanizmave bujqësor në Rahovec

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka shpërndarë mekanizëm për 54 fermerë,  27 fermer bletar me 124 koshere për Bletë, 19 frezë,  7 plugje dy krahësh dhe 1 automizer. Në ceremoninë e shpërndarjes të pranishëm ishin: Nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, drejtori i Drejtorisë  për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe Berat Duraku.

Ndërkaq, drejtori i Bujqësisë, Berat Duraku, ka rikonfirmuar se bujqësia mbetet prioriteti i parë i qeverisjes lokale dhe se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë me shpërndarjen e pjesës tjetër të mekanizmave që do të na furnizojnë operatorët ekonomik me të cilët kemi kontratë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …