leoni

Albin Kurti

Albin Kurti: Me LDK-në Jemi marrë vesh që të takohemi 1 orë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin  e LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kanë  zhvilluar një takim konstruktiv dhe theksoi se në të njëjtën kohë po zhvillohej edhe takimi i grupeve punuese të të dy partive që po e harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisës. Sipas tij, në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u morën vesh që një orë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, do të takohen në mënyrë që ta bëjnë marrëveshjen brenda 3-4 ditëve. “Jemi marrë vesh që të takohemi 1 orë pas certifikimit të rezultateve dhe të merremi vesh, me ç‘ rast ftesa ime dhe përgjigja pozitive e kryetarit Mustafa është tashmë e dhënë se një orë pas rezultateve të KQZ-së, ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve ose më pak se 100 orëve marrëveshjen tonë përfundimtare për koalicionin qeverisës”, ka thënë, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …