Albulena Haxhiu: Nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në opsion janë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Albulena Haxhiu: Më konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit do të kontestohen emërimet në krye të AKI-së

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se do të kontestohen emërimet në krye të AKI-së, në momentin e parë që do të kenë mundësi ta bëjnë këtë, pasi që të konstituohet legjislatura e re e Kuvendit. Sipas saj këto emërime janë të paligjshme dhe  janë bërë për ta penguar punën e Qeverisë së ardhshme. Ajo ka theksuar se AKI-ja është një institucion me shumë rëndësi dhe kjo mënyrë e emërimit të krerëve të saj është e papranueshme për Vetëvendosjen, që ka dalë fituese dhe pret që të bëjë qeverinë e re.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …