KQZ-ja me vota unanime ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit

KQZ-ja me vota unanime ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vota unanime ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Pas vendimit për rinumërim nga Paneli zgjedhor, koalicioni NISMA-AKR-PD ka arritur të kalojë pragun zgjedhor mbi 5 për qind. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve vjen pasi është konfirmuar nga Paneli Zgjedhor dhe Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë apo çështje që mund të ndikojë në rezultatin final. Në bazë të këtyre rezultateve Lëvizje Vetëvendosje, si parti e para në këto zgjedhje, ka marrë 221.000 vota LDK e dyta me 206.516, PDK e treta me 178.637 vota koalicioni AAK-PSD 96.872 vota, ndërsa zyrtarisht koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun duke marrë 42.083 vota, Lista Serbe 53.861 vota. Sipas rezultatit në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovë Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë që ka dalë në këto zgjedhja ka gjithsej 29 ulëse, LDK 28 ulëse, PDK 24 ulëse apo deputetë, Koalicioni AAK-PSD ka 13 ulëse, 10 ulëse Lista Serbe, 6 ulëse ka siguruar koalicioni NISMA-AKR-PD, koalicioni Vakat 2 ulëse, Partia Demokratike Turke 2 ulëse ndërsa partitë tjera të pakicave do kenë nga një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …