Sot në Therandë (ish Suharekë) u përurua monografia kushtuar atdhetarit, Sadri Sahit Çatani

Sot në Therandë (ish Suharekë) u përurua monografia kushtuar atdhetarit, Sadri Sahit Çatani

Sot në Therandë (ish Suharekë) u përurua monografia kushtuar atdhetarit, Sadri Sahit Çatani. Kjo monografi, kushtuar luftëtarit të mirënjohur të NDSH-së nga fshati Duhël, është libër  i radhës i  autorit, Ahmet Qeriqi për luftëtarët e NDSH-së.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj përshëndeti familjarët e Sadri Sahitit,  autorin e librit si dhe të pranishmit. Ai çmoi lartë veprimtarinë atdhetare të luftëtarit të NDSH-së, Sadri Sahiti, i cili i ka dhënë një kontribut të madh luftës për liri të vendit, qoftë në vijat e frontit qoftë me qëndresën e tij nëpër burgje dhe aktivitetin e pastajmë.

Bali Muharremaj

Edhe kryetari i komunës së Lypjanit, Imri Ahmeti, i cili mori pjesë në përurimin e librit, foli për kontributin luftarak të Sadri Duhlës, i cili në vitet 70 së bashku me familjen e  ngushtë ishte  shpërngulur nga Duhla dhe vendosur në fshatin Kraishtë të Lypjanit ku edhe  njihej me emrin Sadri Duhla.

Imri Aliu

Veprimtari, Studiuesi dhe publicisti, Martin Çuni çmoi punën e autorit të librit, Ahmet Qeriqi në zbardhjen e jetës dhe veprës së Sadri Sahitit, duke çmuar shumë lartë edhe veprimtarinë atdhetare të luftëtarit popullor, Sadri Sahiti,  në luftë kundër regjimit okupator jugosllav. Martin Çuni ka folur edhe për angazhimet e bashkëvuajtësit dhe bashkëluftëtarit të tij, Ahmet Qeriqi, ne disa segmente të krijimtarisë së tij.

Martin Çuni

Në fjalën e tij pra të pranishmëve, profesori, Fatmir Graiçevci, nip i Kadri Bebë Ribarit, i cili ishte veprimtar i njohur i NDSH-së  dhe shok ideali atdhetar  me Sadri Duhlën, foli për rolin me shumë rëndësi që ka luajtur NDSH-ja në periudhën mes viteve 1944-1951, duke vepruar me një program unik kombëtar dhe me qëllim të krijimit të Shqipërisë Etnike.

Një fjalë përshëndetëse  mbajti edhe drejtori i shkollës  së fshatit Duhle, Hamdi Rrafshi,  e cila mbanë emrin e Sadri Sahit Çatanit. Ai, në emër të shkollës, i dha një mirënjohje autorit të monografisë, Ahmet Qeriqi.

Autori i monografisë, Ahmet Qeriqi foli para të pranishmëve për kontaktet e shumta që kishte pasur me luftëtarin e NDSH-së, Sadri Sahiti, i cili së bashku me Mustafë Kadri Bebën nga Ribari i kishin treguar shumë rrëfime nga shtegtimet e tyre, qysh në vitet 70-të,  të cilat edhe i kishin shërbyer për ta ndriçuar një pjesë të veprimtarisë së NDSH-së dhe shumë personaliteteve me rëndësi të asaj lëvizjeje.

Në fund të përurimit të librit, Isë Ramadan Çatani, në emër të familjes  përshëndeti dhe i falënderoi të pranishmit që kishin marrë pjesë në përurim.

Gepostet von Radio Kosova e Lire am Mittwoch, 27. November 2019

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …