Ambasadori amerikan Philip Kosnett, ka kërkuar nga LDK-ja krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës

Kosnett: Tani është koha që qeveria e re të formohet dhe të fillojë me plotësimin e premtimeve elektorale

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se tani pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve është koha për t’u krijuar sa më shpejt qeveria. “Së bashku me popullin e Kosovës, ne jemi të kënaqur me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve që u mbajtën me 6 tetor. Tani është koha që qeveria e re të formohet dhe të fillojë me plotësimin e premtimeve që u bënë gjatë fushatës elektorale”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e vet në “Twitter”.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …