Po vazhdojnë gërmimet për mbetje mortore në oborrin e UP-së por ende nuk është gjetur ndonjë mbetje mortore

Po vazhdojnë për të tretën ditë gërmimet për mbetje mortore në oborrin e UP-së por ende nuk është gjetur asgjë

Në oborrin e UP-së po vazhdojnë për të tretën ditë me rradhë gërmimet për mbetje mortore. Për dy ditë, aty nuk është gjetur ndonjë mbetje mortore, teksa gërmimet janë kryer në bazë të dëshmive të ofruara në prokurori. Kjo u konfirmua nga Kushtrim Gara, udhëheqës i Zyrës për Komisionin Qeveritar për të Pagjeturit. Ai tha po ashtu se gërmimet do të vazhdojnë deri në adresimin e plotë të dëshmive të dhëna. Ndër të tjera, Gara tha se brenda territorit të Kosovës janë 25 lokacione, që janë gërmuar, por që nisja e kërkimeve në lokacione tjera është sfidë, për shkak se të njëjtat gjenden edhe në Serbi. Gërmimet në këtë lokacion në kryeqytet po kryhen me urdhër të prokurores, Drita Hajdari.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …