Ministrja Xhaçka

Ministrja Xhaçka apelon banorët që i kanë banesat e dëmtuara të mos hyjnë në to deri të bëhet vlerësimi i tyre

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka i bëri thirrje të gjithë banorëve që i kanë banesat e dëmtuara të mos qëndrojnë në to deri në momentin që do të bëhet vlerësimi i dëmtimit të tyre. Në një konferencë për media, ajo tha se vlerësimet po bëhen nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj, gjithashtu ministrja garantoi se askush nuk do të mbetet pa shtëpi. Xhaçka tha se është ngritur kuzhina fushore në Thumanë dhe po montohet një tjetër në Bubq për përgatitjen e 10 mijë racioneve gjatë 7 ditëve.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …