Deçani zhvillon debat lidhur me dhunën në familje

Qetësi në shtëpi, qetësi në shoqëri, kjo është moto e fushatës vetdijesuese këtë vit për nderë të ditës ndërkombëtarë të dhunës në familje që ka nis nga data 25.11.2019 dhe përfundon më 11.12.2019. Për të rritur bashkëpunimin mes policisë së Kosovës, DKA-së dhe drejtorëve të shkollave, është mbajt një takim i përbashkët. Drejtori i DKA-së në komunën e Deçanit Bekim Vishaj, tha se jemi këtu bashkë më njësitin policor nga sektori i dhunës në familje në nivel regjional po ashtu dhe përfaqësuesin nga stacioni i policisë në Deçan, ku në këtë takim të përbashkët me drejtorët e të gjitha shkollave të komunës së Deçanit dhe Junikut, për të diskutuar këtë temë lidhur me dhunën në familje në kuadër të fushatës e cila mbyllet më 11 dhjetorë. Pas debatit mes akterëve të ftuar të këtij takimi u tha se Policia e Kosovës, është e gatshme që të mbajë edhe fushatë vetdijesuese në të gjitha shkollat e komunës së Deçanit, duke u koordinuar me DKA-në. Nga policia e Kosovës u tha se ne jemi të gatshëm që në kuadër të kësaj fushate vetdijësuese të mbajmë trajnim në të gjitha shkollat e komunës së Deçanit. Në të gjitha shkollat do të shpërndahen fletushka në kuadër të kësaj fushate njëkohësisht duke vendos në dispozicion edhe numrat e telefonit pa pagës 192 dhe 080011112 dhe imell adresën: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …