Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nesër do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nesër pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Intervistimi i Veselit fillimisht ishte caktuar në fillim të këtij muaji, por më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor. Nga zyra e kryekuvendarit në detyrë ishte thënë se shtyrja e intervistimit ishte bërë për shkaqe teknike. Ndërsa, në një konferencë për media ai nuk ka treguar se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …