leoni

Ka ndërruar jetë, luftëtari dhe eprori i UÇK-së, veprimtari dhe profesori i filozofisë, Rexhep Ahmeti

Ka ndërruar jetë, luftëtari dhe eprori i UÇK-së, veprimtari dhe profesori i filozofisë, Rexhep Ahmeti

Pas një sëmundje të rëndë, sot në spitalin e Mitrovicës vdiq veprimtari, luftëtari i lirisë dhe profesori i Sociologjisë, Rexhep Ahmeti. Profesor, Rexhep Ahmeti ka qenë i burgosur politik, luftëtar dhe epror në radhët e  UÇK-së,  drejtor shkolle, profesor në shkollë të mesme e po ashtu ishte profesor për një kohë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot  më 9 dhjetor 2019, në orën 15  në Varrezat e Dëshmorëve të lirisë,  në Shipol të Mitrovicës. Ai ka qenë edhe studiues i thellë i filozofisë dhe ka botuar vepra e shkrime të shumta.

Rexhep Ahmeti ka lindur në Gurakuq të Mitrovicës në vitin 1957. Shkollimin dhe studimet i ka kryer me sukses shembullor. Ka punuar profesor i lëndëve filozofi-sociologji. Ka marrë pjesë në të gjitha lëvizjet kombëtare të para luftës, ndërsa në radhët e UÇK-së ishte ushtar dhe epror në Brigadën 141, Mehë Uka të Zonës Operative të Shalës.

Qysh nga viti 1994 ka filluar të botojë analiza, studime e komente  ku ta trajtuar probleme të shumta shoqërore, sociologjike e filozofike. Përveç veprave të botuara: Rendi Juridik i Mirëfilltë dhe  Mendime e aforizma ka lënë në dorëshkrim edhe veprat: Ushtari i UÇK-së, ditar lufte, Kombi në vete dhe për vete, E drejta e Rendit Juridik dhe Toti Thati,  e vepra të tjera.

Respekt e nderim jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë, veprimtarit e atdhetarit,  profesor, Rexhep Ahmetit !

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …