Zahir Tanin, shpreh shqetësim lidhur me përpjekjet për të shtrembëruar ngjarjet e dhimbshme historike, në Kosovë

Zahir Tanin, shpreh shqetësim lidhur me përpjekjet për të shtrembëruar ngjarjet e dhimbshme historike, në Kosovë

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë  Zahir Tanin, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me përpjekjet për të shtrembëruar ngjarjet e dhimbshme historike, në Kosovë. Kjo deklaratë e Taninit vjen pasi kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 5 dhjetor deklaroi se masakra e Reçakut është “trillim”. “Tanin shpreh shqetësim serioz për përpjekjet për të shtrembëruar ngjarjet e dhimbshme historike. Ai gjithashtu thekson se është e nevojë e domosdoshme për një gjyqësor të pavarur pa paragjykime politike ose etnike. Tanin rikujton rëndësinë e të drejtës për lirinë e mendimit dhe të shprehjes, siç përcaktohet në nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe thekson se kjo e drejtë e fuqishme nuk duhet të jetë në kundërshtim me përgjegjësinë politike të zyrtarëve që të kenë një diskurs që mbron besimin e ndërsjellë dhe respektin”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga misioni i UNMIK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …