Erdogan

Erdogan: Çmimi Nobel për një racist nuk do të thotë asgjë tjetër përveç se shpërblim për shkeljen e të drejtave të njeriut

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan dënoi dhënien e çmimit Nobel për Letërsisë për shkrimtarin Peter Handke, i njohur si mbështetës i politikave të ish-udhëheqësit serb Slobodan Milosheviq, i gjykuar për krime lufte. “Dhënia e çmimit Nobel në Letërsi një personi racist nuk do të thotë asgjë tjetër përveç se shpërblim për shkeljen e të drejtave të njeriut”, tha Erdogan në një mesazh me rastin e Ditës për të Drejtat e Njeriut. Handke njihet si një admirues i madh i Milosheviqit, i cili vdiq në vitin 2006 në gjykatën ndërkombëtare në Hagë teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid. “Ngrihuni në këmbë nëse i mbështesni serbët”, kishte shkruar Handke gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Ai po ashtu është mohues e gjenocidit serb gjatë luftës së Bosnjës. Handke gjithashtu kishte vizituar Milosheviqin në burg dhe ishte përpjekur të dëshmonte në favor të tij. Me fitimin e çmimit Nobel, Handke do të marrë 952 mijë dollarë si dhe një medalje dhe një diplomë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …