Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ftohet për intervistim nga Specialja

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ftohet për hetime nga Prokuroria e Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale e fton edhe ish-deputetin e Nismës, Zafir Berisha. Kjo është  konfirmuar nga vet ai përmes një postimi në rrjetin social. “Ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë po shpresoj se është përpjekja e fundit për ta njollosur luftën dhe sakrificën shekullore të shqiptarëve për liri në trojet e veta. Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë e cila është produkt i një ‘raporti’ me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijëra qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë”, ka shkruar Berisha. Ai thotë se dikush tani po i korrë “frutat” e luftës speciale kundër vlerave të UÇK-së. Pasi për dy dekada është heshtur, përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve UÇK-së dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare”, ka shkruar Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …