EURO

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosos për pezullimin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik deri më 30 mars 2020

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur për pezullimin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik. Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media. “Lidhur me kërkesën për masë të përkohshme, Avokati i Popullit, duke u thirrur në dispozitat relevante të Kushtetutës, të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të Rregullores së punës së Gjykatës, kërkoi që Gjykata Kushtetuese të bëjë “pezullimin e menjëhershëm të Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik. Gjykata, pa paragjykim ndaj meritave të kërkesës dhe të kushtetutshmërisë së Ligjit të kontestuar, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, vendosi, me shumicë votash, që:  TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 30 mars 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi; TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …