Më 14 dhjetor 2019 në Krojmir të Drenicës nderohen katër dëshmoret e këtij fshati në 21 vjetorin e rënies heroike të tyre

Më 14 dhjetor 2019 në Krojmir të Drenicës nderohen katër dëshmoret e këtij fshati, në 21 vjetorin e rënies heroike të tyre

Shkolla, “Katër dëshmorët” në Krojmir të Drenicës jugore bën të ditur se me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Isa Olluri, Enver Olluri, Qamil Olluri, të cilët ranë në Pashtrik më 14 dhjetor të vitit 1998  dhe Halil Meta i rënë me 21 maj të vitit 1999 në Blinajë, do të mbahen homazhe përkujtimi dhe nderimi për dëshmorët. Homazhet mbahen më 14 dhjetor 2019 duke filluar në orën 10:00 te pllaka përkujtimore në oborrin e shkollës së fshatit Krojmir. Po atë ditë nderohen edhe martirët, Afërditë Qeriqi dhe Musa Bungu, të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …