Komisioni Evropian i dhuron mbi 11 milionë euro mbështetje direkte buxhetore për Kosovën

Komisioni Evropian i dhuron mbi 11 milionë euro mbështetje direkte buxhetore për Kosovën

Ministria e Financave njoftoi se sot ka pranuar prej Komisionit Evropian shumën prej 11,499,970.00 euro si mbështetje direkte buxhetore. Zyra e Informimit të kësaj ministrie thotë se ky është shpërblim për punën e madhe për të vendosur dhe mbajtur një stabilitet makroekonomik të vazhdueshëm të vendit, duke zbatuar me sukses dhe profesionalizëm politika kredibile makro-ekonomike të orientuara drejt stabilitetit. Të gjitha këto detyra nga kjo ministri thonë se janë vlerësuar pozitivisht nga ana e Komisionit Evropian, ku është çmuar puna që është bërë edhe në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal të vendit duke përfshirë edhe respektimin e rregullave fiskale të parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra mijëra qytetarëve nga diaspora iu është njohur e drejta për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë …