Edi Rama

Edi Rama: Nga situata e pas 26 nëntorit ne do të dalim më të fortë e sepse çdo i prekur do të përfitojë një cilësi të re jete

Kryeministri shqiptar Edi Rama informoi sot se pas fazës së parë për akomodimin e qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ka nisur puna për planet e reja të zhvillimit e falë solidaritetit të madh ndër shqiptar janë grumbulluar fonde të konsiderueshme përmes platformës apo organizatave të mirënjohura për njerëzit në nevojë. Ai shprehu besimin se nga kjo situatë ne dalim më të fortë e se çdo i prekur do të përfitojë një cilësi të re jete, ndërsa garantoi transparencë të përdorimit të të gjitha burimeve në dispozicion. Më tej, Rama theksoi se me një grup arkitektësh të huaj, të mirënjohur ndërkombëtarisht do të vijojë puna intensivisht për të garantuar që zonat e reja të jenë shembuj transformues, jo thjesht për familjet, por dhe për drejtimin e mëtejshëm të transformimit tërësor nga pikëpamja sociale. Në të njëjtën kohë, ai tha se po vijon procesi i vlerësimit të dëmeve dhe deri tani janë inspektuar mbi 19 mijë objekte.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …