Kryeministri Haradinaj, pranon një letër urimi për festat e fundvitit nga kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kryeministri Haradinaj, pranon një letër urimi për festat e fundvitit nga kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pranuar një letër urimi për festat e fundvitit nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Haradinaj përmes një postimi ka shkruar se ndihet i nderuar që ka pranuar këtë letër urim nga Merkel. Ajo ka uruar që viti 2020, të jetë një vit i paqes dhe përmbushjes për të gjithë. “Me rastin e ndërrimit të motmoteve ju dërgoj Juve dhe Familjes tuaj Urimet e mia më të përzemërta dhe dëshirat për një Vit të ri me shëndet dhe gëzim. Le të jetë viti 2020 për të gjithë, një vit i paqes dhe përmbushjes”, thuhet në letër-urimin e Merkelit drejtuar Haradinajt.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …