leoni

Ismet Sylejmani: Shengeni Europian dhe Mini-Schengeni Ballkanik

 Si asnjëherë më parë, korpusi i analistëve në hapsirën shqiptare dhe jo vetëm, po zjen në të gjtha anët dhe në majen e të gjitha këtyre analizave është inisiativa dhe mbajtja e takimeve të nivleve të larta për mini-Schengenin ballkanik!

Cila ishte Marrëveshja Schengen? Marrëveshja Schengen, është një iniciativë e shumë vendeve evropiane, të cilat nënshkruan një kontratë, që të heqin dorë nga kontrollet e qarkullimit të personave në kufijtë e tyre të përbashkët. Kjo marrëveshje vlen për shtetet e Bashkimit Europian (me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Irlandës), në Islandë, Norvegjinë, dhe pas vitit 2007 edhe në Zvicër. Pra Schengen është një fshat i vendosur në brigjet e lumit Moslle, në trekendshin kufitar të Luksemburgut, Gjermanisë dhe Francës!

Ideatoret e Schengenit origjinal ishin Franca dhe Gjermania!

Sa shtete dhe kush do të jenë shtetet e Marrëveshjes mini-Schengen?

Cili do të jetë fshati i mini-Schengenit si Schengni dhe në cilin trekëndësh të shteteve do të jetë? Shtetet që janë të përfshira në mini-Schengenin ballkanik si Serbia, Maqedonia, Shqipëria e Mali i Zi, a do të zgjerohen dhe kush do të iu bashkohet?

Mini-Schengeni çka është, kush ishte ideatori i kësaj krijese, a është ide euroatlantike apo antieuroatlantike e për më tepër edhe a është ide proruse!

Mini-Schengeni a duhet të merret si nismë serioze apo si një diçka që është e destinuar të dështojë që në fillimin e saj apo edhe në rrethin e parë të shetitjeve të burrshtetasve nëpër shtetet e tyre, pra rrethi i parë dhe pastaj do të ndalet,sepse do të dështojë, pasi nismen e ka në favor të ish – kampit të repblikave sovjetike ruse, sepse ato janë jashtë NATO-s dhe të shpërbera edhe nga përberja e ish paktit të Varshavës!

Serbia njihet botërisht se është aleati më i madh i perandorisë ruse dhe mikja më e madhe e Presidentit Putin, a do të manifestojë dashuri dhe qendrim prorus dhe a do të kundrshtojë qendrime antiruse e në favor të SHBA, EU dhe NATO, në mini-Schengen, nëse bëhet realitet dhe kur të filloj të funksionojë natyrisht me Kosovën brenda e në kuader të sajë, sepse pa Kosovën sikur ka deklaruar Ambasadori Amerikan Grenell do të jetë i destinuar të dështojë!

Cila do të jetë jetëgjatësia e kësaj krijese e cila ia ka vënë vetes emrin mini-Schengen!

A do të zgjerohet me shtete të tjera, cilat shtete do të jenë anëtaret e reja dhe të ardhshme të mini-Schengenit?

A do të jetë anëtarja e ardhshme e këtij bashkim shtetesh ta zëmë Bjellorusia, e cila është aleate e madhe e Rusisë dhe e Putinit por edhe e Serbisë dikur e Millosheviqit dhe tash e Vucicit?

Cili do të jetë qëndrimi i mini-Schengenit ndaj politikës globale që e udhëheq SHBA dhe BE?

A do ta këtë fuqinë mini-Schengeni të SHENGENIT të madh e të fuqishëm dhe historik, që e bëri Europën të mbyllur hermetikisht karshi sheteteve e popujve ku nuk ka rend e respektim ligjor dhe demokraci euroatlantike?

Mini-Schengeni do të jetë jetëshkurter edhe si ide edhe si praktikë!

Do të ngjaje keshtu, sepse në mini-Schengen është Serbia, e cila nuk është si Gjermania!

Gjermania kërkoi falje dhe u pendua thellë për të gjitha viktimat dhe tmerret që u shkaktuan në Luftën e Dytë Botërore, kurse Serbia jo vetëm nuk e bënë një gjë të tillë, por presidenti i saj me paturpësi e idiotizëm e akuzon Ambasadorin Walker për sajim të skenave gjenocidale në Reçak!

Pjesmarrja e Shqipërisë në këtë eveniment do të mbetet eksperiencë që do të bindë të gjithë, se në Ballkan asgjë nuk realizohet me sukses pa perfshirjen e Kosovës, e cila ishte dhe mbetet një kala dhe kështjellë e pamposhtur kombëtare shqiptare, kështjellë amerikane në Europë dhe euroatlantike!

Serbia do të bindet se edhe mini-Schengeni nuk ia realizon dot ëndrrat e parealizuara dhe të dështuara për Kosovën!

Brenda mini-Schengenit ballkanik ka shtete e popuj që kanë luftuar me njeri tjetrin, që mohojnë krimet e së kaluarës dhe ka lumenj gjaku që i ndajnë, kurse në Schengenin origjinal, ka harmoni e dashuri, prosperitet dhe emancipim të gjithanshëm!

Ambasadori amerikan Grenell ka deklaruar se mini-Schengeni mund të jetë i sukseshëm, nëse Kosova përfshihet në të!

Ndërkohë tashmë dihet botërisht se Kosova dhe Serbia për kohë të gjatë derisa të ketë figura më të kaluar kriminale e antishqiptare në udhëheqje të Serbisë, nuk do të mund të jenë në asnjë forum e marrveshje që mbahet në vendet e tyre përkatëse, sepse Serbia manifeston sjellje e arrogancë të mentalitetit të ish-pushtuesit! Schengeni europian dhe mini-Schengeni ballkanik, janë larg njeri tjetrit sa qielli dhe toka! Nëse mini-Schengeni është propozim i Kancelares së Gjermanisë Angela Merkel dhe nëse perkrahet e mbeshtetet nga SHBA dhe shtetet e quintit, atëherë do të bëhet realitet, por në të kundërtën do të shkojë në histori dhe do të mbahet mend edhe se presidenti serb Vucic, e vizitoi Durrsin pas termetit!

Ismet Sylejmani Prishtinë, më 24 Dhjetor 2019!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …