Sot në Kuvendin e Kosovës do të hedhet në votim, në lexim të dytë i projektligji për buxhetin e vitit 2021

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës i ka hapur rrugë formimit të Qeverisë së vendit

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, me zgjedhjen e Glauk Konjufcës kryetar dhe nënkryetarëve, i ka hapur rrugë formimit të Qeverisë. Me këtë vendi nuk ka shkuar në bllokadë institucionale, ndonëse ende nuk ka marrëveshje politike mes subjekteve për sigurimin e shumicës parlamentare. Vendimmarrja e sotme e obligon kryetarin e Kosovës që të fillojë  bisedat me partinë fituese të zgjedhjeve për caktimin e mandatarit për formimin e ekzekutivit. Pas caktimit, mandatari ka në dispozicion 15 ditë që t’ia ofrojë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeverisës. Në rast se herën e parë dështon, Presidenti bazuar në Kushtetutë ka të drejtë që të mandatojë një kandidat tjetër për mandatar. Nëse edhe i dyti dështon që të marrë votat e nevojshme në Kuvend vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …