leoni

Salla e sporteve “Minatori” në Mitrovicë inaugurohet të shtunën

Pas shumë prolongimeve, për shkak të vonesës së punimeve për renovimin e saj, salla e sporteve “Minatori”, buzë Ibrit, do të inaugurohet solemnisht të shtunën, më 13.03.2016, në ora 18:00. Kështu është vendosur në një takim që Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënkryetari Safet Kamberi dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, kanë mbajtur me drejtuesit e KB “Trepça”, udhëhequr nga drejtori sportiv Besim Braha.

Inaugurimi solemn do të bëhet para se të filloj ndeshja derbi në orën 19:00, në  basketboll ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Në takim është biseduar për përgatitjet e nevojshme për hapjen solemne të sallës, me ç’rast janë ndarë detyrat dhe përgjegjësit e komunës dhe të KB “Trepça”.

U tha se në inaugurimin solemn të sallës së rinovuar do të marrin pjesë mysafirë të shumtë nga institucionet më të larta të vendit, përfaqësues të lartë të BE, përfaqësues të institucioneve e asociacioneve të ndryshme sportive etj.

Kryetari Bahtiri kërkoi nga të pranishmit që të përkujdesen maksimalisht edhe për çështjet e sigurisë me qëllim që të ndërmerren të gjitha masat e duhura për të parandaluar ekseset eventuale.

Ai tha se duhet të bisedohet edhe me tifozët e Trepçës, në mënyrë që mysafirët dhe basketbollistët e Sigal Prishtinës të mirëpriten vëllazërisht, ndërsa që në terren të zhvillohet lojë korrekte dhe të fitoj më i miri, pra që gjithçka të kaloj në frymë sportive e miqësore.

Kontrolloni gjithashtu

KKSB në komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe …