DKA në Shtime shënoi 7 marsin

Në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, në prani të veteranëve të arsimit e mësimdhënësve, Drejtoria Komunale e Arsimit e shënoi 7 Marsin – Ditën Kombëtare të Mësuesit. Në këtë ngjarje historike dhe kulturore i pranishëm ishte edhe i pari i komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, nënkryetari z. Fatmir Rashiti, kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Rrahman Jakupi, këshilltarë të Kuvendit Komunal, përfaqësuesit e KFOR-it turk si dhe mysafirë të tjerë.

Duke i përshëndetur të pranishmit, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Hajrullah Ademaj tha se sot është një ditë e shenjtë për të gjithë sepse shënohet dita e një fillese të dëbimit të errësirës shekullore, me hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë. Ai tha se shkollat e Shtimes kanë një traditë të madhe të arsimimit dhe edukimit të shumë breznive. ”Mësuesit tanë, në çdo kohë e në çdo vend, kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në radhë të parë ishin patriotë dhe njerëz të emancipuar, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme”, spikati drejtori Ademaj.

Ai mandej shtoi se sot sfida kryesore është ngritja e cilësisë në arsim si një domosdoshmëri për integrimin evropian të arsimit. Drejtori Ademaj në vazhdim numëroi disa të arritura në arsimin shtimjanë, duke e vu në horizont mësimin tërditor në SHMU ”Emin Duraku” në Shtime, digjitalizimin e shkollave, aplikimin e e-programit, pajisjen e shkollave me laptop dhe projektor, organizimin e konferencave shkencore kushtuar arsimit, organizimin e garave të diturisë, organizimin e njëmijë orëve trajnimi për mësimdhënës etj. ”Gjatë verës së kaluar për herë të parë në Republikën e Kosovës kemi organizuar shkollën verore, dhjetëditore për nxënës me prirje dhe talente të veçanta”, konkludoi drejtori Ademaj. Ai tha se për së mbari është duke funksionuar shërbimi pedagogjiko-psikologjik ndërkaq janë angazhuar edhe për vlerësimin dhe vetëvlerësimin e performancës së secilit mësimdhënës.

Kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli tha se ndihet krenar që sot bashkërisht me të gjithë këta pishtarë të arsimit feston 7 Marsin – Ditën e Mësuesit. ”Kontributi i juaj të dashur veteranë dhe mësimdhënës nëpër periudha të ndryshme kohore është sa i çmuar aq edhe historik. Ju qëndruat të pa lëkundur edhe atëherë kur këto treva u mbërthyen nga murlanet e kohërave, ju nuk mbollët vetëm farën e dijes por edhe atdhedashurinë dhe krijuat një armatë të tërë liridashësish. Ky popull gjithmonë do ju respekton. Sot, me mund e profesionalizëm po përgatisni nxënës për tregun evropian të dijes andaj urime Dita e Mësuesit”, përfundoi kryetari Ismajli. Drejtoria Komunale e Arsimit ndau mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar të të gjitha shkollave. Mirënjohjet i ndanë nënkryetari komunës së Shtimes z. Fatmir Rshiti si dhe drejtori komunal i Arsimit z. Hajrullah Ademaj, ndërkaq KFOR-i turk ndau mirënjohje për drejtorin e arsimit, kurse kori i SHMU ”Emin Duraku” nga Shtimja interpretoi dy këngë korale dhe valltarët e kësaj shkolle interpretuan një valle koreografike. Për fund, DKA për të gjithë mysafirët e ftuar kishte përgatitur një koktej rasti.

Lista e mësimdhënësve te dalluar që janë shpërblyer nga DKA me mirënjohje:

1 Habib Duga ShFMU ‘’Abdullah Shabani “ Mesues klase

2 Sejdi Beha ShFMU ‘’Abdullah Shabani “ Gjuhe shqipe

3 Agim Qorrolli ShMU “Emin Duraku” Gjuhe shqipe

4 Selime Tershana ShMU “Emin Duraku” Mesuese klase

5 Fidan Shaqiri ShFMU ”Bajram Curri” Mesues klase

6 Rizah Reshani ShFMU ”Bajram Curri” Gjuhe shqipe

7 Ali Rexhepi ShFMU ”Skenderebeu” Mesues klase

8 Nazmi Zymeri ShFMU ”Skenderebeu” Gjuhe shqipe

9 Fatime Haxhiu ShFMU “Lasgush Poradeci” Mesuese klase

10 Besim Buja ShFMU “Lasgush Poradeci” Biologji

11 Valbona Fejza ShFMU “Hasan Prishtina” Mesues klase

12 Ragip Ramadani ShFMU “Hasan Prishtina” Kimi

13 Sabri Gashi ShFMU “Idriz Ajeti” Mesues klase

14 Mirjeta Gashi ShFMU “Idriz Ajeti” Matematikë

15 Shefrije Nuha Gjimnazi “Naim Frasheri” Kimi

16 Florije Jahiri ShMP “Naim Frashëri” Gjuhe shqipe

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …