MKRS-ja dha 280 mijë euro për Komitetin Olimpik të Kosovës

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Nëpërmjet këtij memorandumi bashkëpunimi, MKRS-ja ndihmon KOK-un me 280 mijë euro, për programin vjetor të vitit 2016.

Ministri Kujtim Shala e vlerësoi bashkëpunim mes MKRS-së dhe KOK-ut, në funksion të mbarëvajtjes së sportit, si dhe prezantimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, ministri Kujtim Shala u shpreh se ky bashkëpunim dhe kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai u shpreh se MKRS-ja me politikat e saj, po e ndihmon sportin e Kosovës në rrugën e pavarësimit financiar dhe avancimit të mëtejmë në arenën ndërkombëtare, me politika lehtësuese, me infrastrukturë dhe legjislacion bashkëkohor, si dhe me subvencionim të federatave, nëpërmjet memorandumeve të bashkëpunimit.

Ministri Shala më tej u shpreh se për Kosovën është shumë me rëndësi pjesëmarrja e sivjetshme në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen në Rio de Janeiro të Brazilit, dhe për këtë premtoi mbështetjen e institucioneve të Kosovës.

Ndërsa kryetari i KOK-ut Besim Hasani e vlerësoi bashkëpunimin me MKRS-në, dhe u shpreh se Kosova po bën përgatitje të nevojshme për pjesëmarrje të dinjitetshme në Lojërat Olimpike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …