Kryeministri shqiptar, Edi Rama e përshëndet arritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re

Edi Rama: Mini-Schengeni rajonal nuk është Jugosllavi e re, sikur thonë disa me dokrra patetike e me rrena patriotike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Mini-Schengeni rajonal nuk është një Jugosllavi e re, siç e thonë ata që nuk arrijnë ta bëjnë një qeveri, pasi më rëndësi kanë ndarjen e karrigeve. Ai  ka folur për Kosovën dhe për moskrijimin e Qeverisë nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili i ka fituar zgjedhjet, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të cilën nuk u pajtuan për një marrëveshje qeverisëse. Mesa duket kur vjen puna tek bashkimi i forcave për ta qeverisur Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq, pa strategji e pa qeveri, por ata janë bashkuar për ta sulmuar kryeministrin e Shqipërisë.  Janë të bashkuar bukur mirë, pa dallim partie e madje edhe me do ustallarë në Tiranë, për ta hedhur Kosovën kundër ‘vëllait të Vuçiqit’ në Shqipëri, duke ua prishur gjakun dhe errur sytë njerëzve në Kosovë, me dokrra patetike e me rrena patriotike”, ka deklaruar Edi  Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …