Rama

Marrja e kryesisë së radhës së OSBE-së është vërtet një moment historik për Shqipërinë, thotë kryeministri, Edi Rama

Marrja e kryesisë së radhës së OSBE-së është vërtet një moment historik për Shqipërinë duke qenë një vend,  që në të kaluarën kundërshtoi Aktin Final të Helsinkit për mos-ndryshimin e kufijve.  Kryesia e OSBE-së shënon pikën kryesore të transformimit tonë të rëndësishëm, deklaroi kryeministri. Edi Rama në marrjen e postit të Kryetarit në Detyrë të organizatës rajonale të sigurisë. “Vizioni ynë për kryesinë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020 udhëhiqet nga tre objektiva të rëndësishme, përqendrimi në baza duke zbatuar së bashku dhe me mirëbesim, tërësinë e angazhimeve tona politike, ndryshime në terren, qoftë këto në parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti, monitorimit të zgjedhjeve ose mbështetjen e reformave, apo përmirësimit të sigurisë dhe prosperitetit të qytetarëve tanë dhe duke vazhduar forcimin e dialogut të frymëzuar nga 30 vjetori i Marrëveshjes së Parisit”, deklaroi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …