Gjinovci: AUV-i është i përkushtuar për ofrimin e produkteve të sigurta ushqimore

Drejtori i Agjencionit të Ushqimeve dhe Veterinës, Valdet Gjinovci ka deklaruar se agjencioni që ai drejton është i përkushtuar për ofrimin e produkteve të sigurta ushqimore. Ai ka theksuar se produktet e kontrolluara janë të sigurta për konsum dhe ka shtuar se edhe në vitin 2020, do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar që çdo konsumator dhe çdo familje kosovare në sofrat e tyre të kenë produkte cilësore. Drejtori i Agjencionit të Ushqimeve dhe Veterinës, Valdet Gjinovcika thënë gjithashtu se gjatë vitit që lamë pas, stafi i agjencisë ka qenë i përkushtuar për realizimin e objektivave të punës sa i përket kontrollit të produkteve ushqimore, në të njëjtën kohë edhe të ruajtjes së shëndetit të kafshëve në kuadër të aktiviteteve që janë realizuar në terren. Ai ka shtuar se Agjencioni i Ushqimeve dhe Veterinës është fokusuar në realizmin e kontrollit të produkteve ushqimore, qoftë të atyre të importit dhe atyre që prodhohen në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …