Hashim Thaçi

Kryetari, Hashim Thaçi, i ka dhënë 48 orë afat Albin Kurtit për nominimin e kandidatit për kryeministër të Kosovës

Duke folur lidhur me takimin që pati me kryetarin  e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se vetëm edhe 48 orë i ka dhënë afat Kurtit për nominimin e kandidatit apo kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë. Thaçi ka bërë të ditur se do ta ushtrojë autoritetin e tij kushtetues e ligjor për të ruajtur dhe kultivuar unitetin politik e qytetar dhe orientimin auroatlantik të shtetit të Kosovës. Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje. Unë si kryetari  i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës. Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit apo kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore ka saktësuar me këtë rast,  kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” nga Liria ka Emër: thirrje për pjesëmarrje masive më 17 shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj …