Haziri: “Flaka...2020” i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, kolosit të kombit Abdullah Tahiri, në 21 vjetorin e rënies

Haziri: “Flaka 2020” i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, kolosit të kombit Abdullah Tahiri, në 21 vjetorin e rënies

Në Gjilan ka filluar tashmë “Flaka e Janarit”, një manifestim ky kulturor, përmes të cilit kujtohen e nderohen heronjtë e kombit, që nga periudha e Skënderbeut e deri ta lufta e UÇK-së. Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se “Flaka 2020” i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, kolosit të kombit Abdullah Tahiri, në 21 vjetorin e rënies.  Përndryshe “Flaka e Janarit 2020”, që është hapur me ndezjen e flakadanëve dhe një akademi kushtuar dëshmorit Xhevat Qerimi, do të vazhdojë deri më 31 janar, me aktivitete të tjera, në katër shtyllave kryesore të këtij manifestimi, që i kushtohet heronjve dhe të rënëve për liri. Aktiviteti i radhës në “Flakën e Janarit 2020” do të jetë “Akademia e Flakës”, më 17 janar, në orën 16:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan e më pas, në orën 17:30, në Galerinë e Arteve, do të hapet Ekspozita Kolektive dhe do të jepen çmimet në kuadër të “Penelit të Flakës”.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …