Promovohen dy librat e ish të burgosurit politik, Gani Sylaj “Shenja e përkatësisë” dhe “Burg pas burgu”

Promovohen dy librat e ish të burgosurit politik, Gani Sylaj “Shenja e përkatësisë” dhe “Burg pas burgu”

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë sot janë promovuar dy librat e ish të burgosurit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Gani Sylaj, “Shenja e përkatësisë” dhe “Burg pas burgu”. Jakup Krasniqi shok dhe bashkëveprimtar i ilegales së Gani Sylës, para të pranishmëve në mënyrë kronologjike paraqiti historikun e kombit shqiptar. Në dy librat që po përurohen sot autori ka rrëfyer frymën e personalitetit,i cili i kushtoi një jetë të tërë. Për të gjallë autori botoi një libër, këta dy libra i ka lënë po thuajse të gatshëm në botim. Por edhe të tjera që presin ditën e botimit. Ganiu na la trashëgim punën intelektuale. Përkundër çmimit të lartë që duhej paguar brezat të tërë shqiptarësh u sakrifikuan. Libri “Shenja e përkatësisë” shpalos Ganiun në përmasën e veprimit të tij. Një rrëfim në vetën e parë por që kalon përmasat e intelektuales. Libri “Burg pas burgu” është ndër të rrallët, skenat dhe prapaskenat e burgut, për shtetin policor, brezi që nuk do t’ia dinte për torturat psikike e fizike. Me Ganiun nisëm rrugën jetësore aspak të lehtë për kohën. Libri ishte pjesë e pa ndalë e aktivitetit klandestin në të gjitha burgjet. Ne e dimë se çdo të thotë libri në vetminë e thellë, tha ndër të tjera, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …