Thaçi: Reçaku e sensibilizoi opinionin ndërkomëbetar për të qartësuar se Serbia po kryente krime kundër njerëzimit

Thaçi: Reçaku e sensibilizoi opinionin ndërkomëbetar për të qartësuar se Serbia po kryente krime kundër njerëzimit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial në Reçak, në 21 vjetorin e masakrës në këtë fshat.“Maskara e Reçakut është gjenocid i kryer nga shteti i Serbisë kundër popullit të Kosovës por kjo sensibilizoi gjithë opinionin ndërkombëtar për të qartësuar se Serbia po kryente krime kundër njerëzimit në Kosovës”, ka thënë Thaçi. Ai ka theksuar se Kosova ende kërkon që të zbardhen krimet jo vetëm të masakrës së Reçakut por edhe të gjitha tjerave që kanë ndodhur në Kosovë. Kryetari është shprehur i pakënaqur me drejtësinë ndërkombëtare e cila ende nuk ka zbardhur rastet e masakrave por edhe ka heshtur edhe në dhunimin e 20 mijë grave. Tutje, Thaçi ka thënë se Aleksandar Vuçiq ka pas një sjellje të mentalitetit të Millosheviqit duke tentuar t’i mohojë krimet e kryera nga Serbia në Reçak.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …