Luftëtari i lirisë, Ramiz Kukaj është i ftuari i radhës për intervistim nga Gjykata Speciale

Luftëtari i lirisë, Ramiz Kukaj është i ftuari i radhës për intervistim nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka nisur dërgimin e ftesave për këtë vit. I ftuari i radhës është ish-ushtari i UÇK-së, Ramiz Kukaj nga Korisha e Prizrneit. Kjo u bë e ditur nga familjarët e Kukajt në rrjetin social, ndërsa i njëjti do të paraqitet dhe do të intervistohet më 5 shkurt në Prishtinë. Ndryshe, deri më tani, janë rreth 250 persona të cilët janë ftuar nga dhomat e specializuara për t’u intervistuar në Hagë. Sipas kryetarit të OVL të UÇK-së Hysni Gucati, interesimi më i madh i prokurorëve të Dhomave të Specializuara ndërlidhet me veprimtarinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …