Oliver Varhelyi

Varhelyi: Të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përpara Samitit të Zagrebit

Të fillojmë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, këtë vit përpara Samitit të Zagrebit, deklaroi sot në Tiranë komisionari për Zgjerimin e BE-së, Olivér Varhelyi, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Komisionari evropian tha se zgjerimi dhe Ballkani Perëndimor janë prioritet i BE-së. “Ne dëshirojmë ta rrisim praninë tonë këtu dhe dëshirojmë të kemi më shumë ndikim, më shumë influence. Dëshirojmë të jemi një partner edhe më i rëndësishëm për të gjithë rajonin dhe në lidhje me këtë unë do të punoj me vendosmëri që kjo gjë të bëhet realitet”, tha ai. Varhelyi theksoi se raporti i mëparshëm i KE për Shqipërinë vazhdon të jetë i vlefshëm. “Pra, ne vazhdojmë ta konsiderojmë Shqipërinë si një shtet, i cili është gati për të çelur negociatat me BE dhe ne do të punojmë fort që kjo të bëhet realitet përpara Samitit të Zagrebit”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …